Rezervo me €10 nga 23 nëntori.
Rezervo
Ndihmë

Pyetje të shpeshta

Si funksionon para-porosia?

Para-porosia për Drop 01 është e hapur nga 23 deri më 28 nëntor. Fanella kushton €49 në vend të €59. E rezervon me €10 kapar dhe pjesën tjetër e paguan me para në dorë kur ta sjell postieri.

Si e paguaj kaparin?

Me transfer bankar. Pas rezervimit merr një kod (p.sh. BS-0012) dhe të dhënat e llogarisë. Shkruaje kodin te përshkrimi i pagesës dhe konfirmimin ta dërgojmë në WhatsApp.

A është e sigurt të porosis?

Tani paguan vetëm €10. Pjesën tjetër e paguan me para në dorë, kur ta kesh fanellën para syve. Nëse modeli nuk prodhohet, kapari të kthehet i plotë. Për çdo pyetje, na shkruaj në WhatsApp ose Instagram, përgjigjemi shpejt.

Po nëse modeli nuk prodhohet?

Çdo model prodhohet vetëm kur arrin numrin minimal të porosive. Nëse nuk e arrin, kapari të kthehet i plotë.

Kur arrijnë fanellat?

Dërgesat nisin sapo të mbarojë prodhimi. Datën e saktë ta shkruajmë në WhatsApp sapo ta kemi.

Sa copë ka?

100 copë për secilën ngjyrë të Drop 01. Kur mbarojnë, nuk ribotohen.

Ku prodhohen rrobat?

Krejt qepen në Kosovë, te prodhues lokal, në sasi të vogla. Qepim aq copë sa rezervohen, ndaj nuk mbeten rroba në depo.

Ku dërgoni?

Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në diasporë. Çmimin e dërgesës për shtetin tënd ta konfirmojmë në WhatsApp, para se ta paguash kaparin.

Cilën masë të marr?

Krejt rrobat kanë kroj oversize. Shiko udhëzuesin e masave, dhe nëse e do më të ngushtë, merr një masë më të vogël.

Po duksat, gjamperët dhe të tjerat?

Vijnë së shpejti. Shtyp "Më njofto" te modeli që të pëlqen: ato që kërkohen më shumë prodhohen të parat.

Si t'ju kontaktoj?

Instagram: @byshyft